Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Mbolli hashash në 2014-ën, arrestohet 53-vjecari vlonjat (Emri)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas bluve, 53-vjeçari Baki Mustafaraj në vitin 2014 kultivoi bimë narkotike kanabis, në pronën e tij, në fshatin Mazhar. Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me 3 vite burgim.

Njoftimi i Policisë:

Operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe Stacioni i Policisë Selenicë, mbështetur dhe nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

 Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukurat e lartpërmendura, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor i koduar “Mazhar”, në kuadër të të cilit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Baki Mustafaraj, 53 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Kotë, Vlorë.

 53-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Ky shtetas, në vitin 2014, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, në fshatin Mazhar, Kotë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton policia.

Më shumë




spot_img








spot_img