Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Mbollën kanabis në shtëpi, arrestohen burrë e grua në Fier, në pranga edhe 35 vjeçari (Çfarë u sekuestrua)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6279c014282825b4c2a2506063e38450

Arrestohen 3 persona në Fier të cilët akuzohen për kultivim të kanabisit.

Në flagrancë janë arrestuar Xh. M., 61 vjeç dhe .L. M., 60 vjeçe (bashkëshortë), banues në fshatin Zharrëz, Patos. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe rreth 82 gr. fara cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit në pronën e tyre, pranë banesës, u gjetën të kultivuara bimë cannabis sativa, të cilat u asgjësuan.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë edhe shtetasi S. Rr., 35 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe ambientet përreth saj, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 kg cannabis sativa. Gjithashtu, nga kontrolli në ambientet e brendshme të banesës është konstatuar një ambient i përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera të cilat dyshohet se do të përdoreshin për të kultivuar bimë narkotike.

Njoftimi: Finalizohet me sukses një tjetër operacion antikanabis. Gjatë operacionit u sekuestruan 26 kg kanabis, fara kanabisi dhe llamba e aksesorë të tjerë që do përdoreshin për të kultivuar kanabis. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të marra në rrugë policore dhe si rezultat i organizimit të shërbimeve për kontrollin e territorit, nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u evidentua dhe godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. M., 61 vjeç dhe .L. M., 60 vjeçe (bashkëshortë), banues në fshatin Zharrëz, Patos. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe rreth 82 gr. fara cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit në pronën e tyre, pranë banesës, u gjetën të kultivuara bimë cannabis sativa, të cilat u asgjësuan.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë edhe shtetasi S. Rr., 35 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe ambientet përreth saj, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 kg cannabis sativa. Gjithashtu, nga kontrolli në ambientet e brendshme të banesës është konstatuar një ambient i përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera të cilat dyshohet se do të përdoreshin për të kultivuar bimë narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” në ngarkim të shtetasve Xh. M. dhe L. M., dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit S. Rr.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img