Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Mbollën ‘bouganville’ dhe pemë dekoruese në qytet, nisma e të rinjve sarandiotë shkatërrohet nga firma që po rehabiliton bulevardin (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

23d2ec809f5f937eb0ade743e68412ce

Të rinjtë sarandiotë që kanë krijuar grupin “Nisma e Luleve” dhe prej dy vitesh me kontributin e tyre kanë mbjellë në Sarandë 158 pemë lagerstroemia dhe oleandra si dhe rreth 700 bouganville, denoncojnë firmën që po kryen punimet për rehabilitimin e bulevardit të qytetit.

Përmes një deklarate publike, ata bëjnë me dije se firma që po kryen punimet ka shkatërruar rreth 40 pemë të mbjella në shëtitoren e Sarandës. Ky veprim thonë ata ka ndodhur dhe më herët dhe ndaj firmës nuk është ndërmarrë asnjë masë.

“Kjo sjellje dhe ky karshillëk ndaj punës së rinisë sarandiote dhe kontributeve qytetare është lajm i keq për këdo që beson te qytetaria. E dënojmë me forcë dhe kërkojmë nga Bashkia Sarandë marrjen e masave të menjëhershme për ndalimin e kësaj sjellje harbute nga firma ndërtuese dhe rehabilitimin e pemëve”, thuhet ndër të tjera në deklratën e “Nismës së Luleve”.

DEKLARATË PUBLIKE

Të dashur qytetar Sarandiot dhe jo vetëm! Ju që keni kontribuar për punët tona të mira për ngritjen e një modeli të qytetarit të përgjegjshëm.

Me kontributet tuaja ne mbollëm 2 vite më parë 158 pemë lagerstroemia dhe oleandra si dhe rreth 700 bouganville në qytetin e Sarandës.

Këto 2 vite jemi kujdesur me to dhe kemi pasur mirëkuptim dhe me Bashkinë e Qytetit (sektorin e gjelbërimit).

Sot 2 vite pas mbjelles, kur këto pemë ishin kthyer në atraksion turistik dhe i kishin shtuar ngjyra qytetit kemi konstatuar se 40 pemë nga 70 të mbjellura në aksin e shëtitores janë shkatërruar barbarisht nga firma që kryen punimet. (Edhe më parë ishin dëmtuar pjesërisht, por ne ishin munduar ta zgjidhnim me mirëkuptim)

Kjo sjellje harbute me pemët që ishin madje me emra të personalizuar të qytetarëve që i mbollën është trishtuese.

Në kur u miratua projekti i rehabilitimit të bulevardit të qytetit j’u drejtuam me shkresë zyrtare Bashkisë Sarandë të cilës i kërkuam ruajtjen e pemëve dhe bashkia me shkresë na garantoi se pemët do të ruheshin.

Kjo sjellje dhe ky karshillëk ndaj punës së rinisë sarandiote dhe kontributeve qytetare është lajm i keq për këdo që beson te qytetaria. E dënojmë me forcë dhe kërkojmë nga Bashkia Sarandë marrjen e masave të menjëhershme për ndalimin e kësaj sjellje harbute nga firma ndërtuese dhe rehabilitimin e pemëve.

153563924_2548665775436541_2123087352808955010_n.jpg
153555269_2548665795436539_7108494154233762292_n.jpg
153168383_2548665818769870_7609507729640674068_n.jpg
152874814_2548665845436534_1989026862247980884_n.jpg
152931332_2548665868769865_2743096712907570002_n.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img