Hapësire reklamuese

Politikë

Mblidhet sot Kuvendi, Zhupa në interpelancë me Elva Margaritin (Rendi i ditës)

Shkruar nga Newsbomb
Mblidhet sot Kuvendi, Zhupa në interpelancë me Elva Margaritin (Rendi

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës plenare, ku në rend dite janë një sërë çështjesh për t’u diskutuar.

Seanca nis në orën 10.00. Në rendin e ditës përfshihet interpelanca e deputetes së PD, Ina Zhupa për ministren e Kulturës Elva Margariti. Po ashtu janë disa çështje për t’u diskutuar, të cilat më pas do të kalojnë për votim.

Rendi i ditës:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 16.3.2023, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.3.2023.

Njoftime.

2. Interpelance me Ministren e Kultures znj. Elva Margariti nga deputetja Ina Zhupa.

3. Raporti mbi zbatimin e vendimeve / rekomandimeve të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për vitin 2022.

4. Projektligj "Për bletarinë".

5. Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

6. Projektligj"Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.15/2015"Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikes së Shqipërise ne Bashkimin Europian"

7. Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë".

8. Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për delegimin e shërbimeve të trafikut ajror në një pjesë të hapësirës ajrore mbi liqenin e Ohrit".

9. Projektvendim "Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare"

  1. Projektvendim "Mbi disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 11/2011 "Për miratimin e strukturës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri "*"*.
  2. Projektvendim" Mbi disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 95/2016" Për miratimin e struktutës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit "", e ndryshuar.
  3. Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 "Për caktimin e anëtarësisë së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit" i ndryshuar.
  4. Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 "Për caktimin e anëtarësisë së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit" i ndryshuar.
  5. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. III. Ngarkohen Shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

    V. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll