Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Mblidhet sot Kuvendi, Salianji interpelancë me ministrin e Brendshëm Çuçi, zbardhet rendi i ditës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këtë të enjte do të mbahet seanca plenare në Kuvend, ku do të diskutohen një sërsh temash.

Senaca nis në orn 10:00 do të nisë me diskutime mes maxhorancës dhe opozitës, për të vijuar më pas me miratime të projektligjeve.

Në rendin e ditës është parashikuar dhe një seancë pyetje-përgjigje nga ana e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, kërkuar nga deputeti demokrat Ervin Salianji.

Rendi i ditës:

  1. Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 6.10.2022, ora 10:00.
  2. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
  3. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 3.10.2022.
  4. Njoftime.
  5. Kërkesë për thirrjen e drejtuesit të Entit Rregullator të Energjisë në seancë plenare, si dhe kërkesë për mocion me debat publik urgjent në Kuvendin e Shqipërisë.
  6. Interpelancë me Ministrin e Brendshëm, zotin Bledar Çuçi, kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.
  7. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Japonisë mbi bashkëpunimin ekonomik japonez për projektin për përmirësimin e pajisjeve për konservimin, restaurimin dhe mjedisin ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë”.
  8. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.
  9. Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Mjedisin dhe Bujqësinë, si pjesë e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin”.
  10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

  1. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Më shumë




spot_img






spot_img