Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Mblidhet sot Kolegji Zgjedhor, jepet fjala e fundit për dekretin e Metës

spot_img

Lajme të ngjashëm

cb2eb85096a59a1fb2e65079f88994ac

Kolegji Zgjedhor do të vendosë sot për dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili anulloi 30 qershorin si datë ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

Pas debateve në KQZ, do të jetë Kolegji i cili do të shqyrtojë kështu dekretin e kreut të shtetit. Ai do të mblidhet për të shqyrtuar ankimimin e bërë nga Idajet Beqiri i cili kërkoi çregjistrimin e partisë së tij nga pjesëmarrja në zgjedhje për shkak të anulimit të tyre nga Presidenti Meta.

Kërkesa e Beqirit u hodh poshtë nga KQZ me argumentin se dekreti i Presidentit është antikushtetues dhe nul, dhe nuk mund të zbatohet.

Ndërkohë, pas KQZ-së çështja shkon në Kolegjin Zgjedhor, i cili ka dhe fjalën e fundit për çdo çështje zgjedhore. Në mbledhjen e stme ai do të shqyrtojë ankimimin e Idajet Beqirit dhe në këtë mënyrë do të kemi një vendim të formës së prerë të gjykatës më të lartë zgjedhore, përsa i përket dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

Nëse Kolegji do të pranojë kërkesën e Idajet Beqirit për t’u çregjistruar atëherë bëhet i ligjshëm dekreti i Metës. Por nëse Kolegji vendos të kundërtën, pra të rrëzojë kërkesën e Idajet Beqirit, sikurse bëri edhe KQZ, atëherë rrëzohet dhe dekreti i Metës dhe zgjedhjet zhvillohen ne 30 qershor.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img