Hapësire reklamuese

Politikë

Mblidhet sot Asambleja e PS, në fokus raportimi i punëve dhe riorganizimi i partisë

Shkruar nga Newsbomb
Mblidhet sot Asambleja e PS, në fokus raportimi i punëve dhe

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë e Partisë, mbledhje e cila do të zhvillohet rreth orës 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës me dyer të mbyllura.

Në Asamble do të jenë të pranishëm rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Kryeministri Rama, ministrat dhe deputetët socilaistë.

Në fokus të mbledhjes me dyer të mbyllura mësohet se do të jenë jo vetëm zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimin i strukturave të partisë i paralajmëruar që në dhjetor të 2023-shit nga kryesocialisti Edi Rama.

Në Asamble të pranishimit do raportojnë në lidhje me detyrat e lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor, aty nga ku kryeministri Edi Rama njoftoi se pranvera e 2024-ës do ta gjejë Partinë Socialiste me struktura të reja.

Riorganizimi i Partisë Socialiste ka nisur që në korrik të 2023-shit, me shkarkimin e sekretariatit të Partisë, lëvizje e cila spostoi Damian Gjiknurin nga posti i sekretarit të përgjithshëm për t’ia besuar detyrën Blendi Klosit.

Ndryshimet do të prekin edhe drejtuesit e degëve në bazë, ndërsa në muajin prill pritet të zhvillohen zgjedhjet për delegatët e Kongresin e PS.

Për anëtarët e Asamblesë pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat Kryeministri Rama i konsideron të pajustifikuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese