Hapësire reklamuese

Politikë

Mblidhet sërish sot Kuvendi, diskutime për buxhetin 2023

Shkruar nga Newsbomb
Mblidhet sërish sot Kuvendi, diskutime për buxhetin 2023

Do të mblidhet sërish sot Kuvendi pas diskutimit prej 13 orësh ditën e djeshme në Kuvend për buxhetin e 2023.

Dje Kuvendi nisi në orën 10:00 dhe vijoi deri në orën 23:00 me debate të forta dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me buxhetin. Sot Kuvendi do të nisë në orën 09:00, ku sërish pritete të shoqërohet me debate, ku më pas deputetët do të votojnë pro ose kunddër këtij buxheti për vitin 2023.

Të ardhurat në vendin tonë për vitin 2023 parashikohet të jetë në nivelin 631. 7 miliard lekë, ku 475 miliard lekë të ardhura do të vijnë nga qeverisja qendrore, ndërsa 65 584 milionë lekë nga pushteti lokal.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se buxheti 2023 do të ndihmojë financiarisht çdo shtresë vunerabël. Këtë buxhet e sheh ndryshe opozita që tha se është buxhet varfëri, ndërsa deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se shtresa e mesme është kthyer në “gomar” që mban peshën e taksave në këtë buxhet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu