Këtë të mërkurë 14 shkurt është mbledhur online Komisioni për Reformën Zgjedhore. Axhenda e Komisionit për Reformën Zgjedhore parashikon sot “seancë dëgjimore me partitë politike”.
Në seancën dëgjimore morën pjesë përfaqësues nga partitë politike. Por pati disa mungesa. Në Komisionin e sotmë munguan kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka; kryetari i Partisë Bashkimi Për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Debatet për zhvillimin e Komisioneve për Reformën Zgjedhore kanë qenë të shumta, me opozitën (deputetët mbështetës të Gazment Bardhit) që ka penguar mbarëvajtjen e komisionit në mënyrë fizike. Për rrjedhojë “Zgjedhorja” është zhvilluar në shumcën e rasteve online.
Në mbledhjen e javës së kaluar pati një seancë dëgjimore me shoqërinë civile. Më datë 26 janar mbledhja për zgjedhoren u zhvillua online, për shkak të zaptimit të karrigeve nga deputetët e Rithemelimit. Kjo detyroi thirrjen online të komisionit, që në mbledhjen 20 minutëshe miratoi planin e punës dhe programin.
Deputetët e PD (mbështetës të Bardhit dhe Berishës) kërkojnë ribërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, dhe që bashkëkryetar të jetë Oerd Bylykbashi si dhe të ketë një anëtarësi tjetër, kërkesë kjo që ende nuk është shqyrtuar.
Lexo edhe: Mbledhja e “Zgjedhores”, demokratët futen në sallë, mungon Alibeaj dhe Gjiknuri
Lexo edhe: Përfundon me sukses mbledhja, miratohet online kalendari i punimeve për “Zgjedhoren”