Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike më 15 korrik, ja çfarë do të diskutohet

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet të ejten, 15 korrik për të diskutuar rreth disa çështjeve.

Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet rreth orës 18:00, ku do të zhvillohet analiza zgjedhore e 25 prillit dhe ndryshimet në Statutin e Partisë.

Ka qenë sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi që njoftoi zyrtarisht se cili do të jetë rendi i ditës:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e enjte, datë 15.07.2021, ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, për fazën e parë të saj.

2. Shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike që do ti propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen e tij të datës 17 Korrik 2021.

3. Miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.

4. Njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Të mërkurën, datë 14.07.2021, orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtar të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img