Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mblidhet KQZ: Vendoset sot për fatin e zgjedhjeve në Qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë (Tensione në Komision – PAMJET DIREKT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, në KQZ, ka nisur pak më parë mbledhjen për të vendosur për fatin e zgjedhjeve në tre qarqe ku PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin.

Partitë opozitare kërkojnë që për shkak të parregullësive në zgjedhjeve, kryesisht në votimin disa herë të personave të caktuar, të përsëriten zgjehdjet në Berat, në Gjirokastër dhe në Vlorë.

Sot, KQZ nëpërmjet nënkryetares Lealba Pelinku ka paraqitur në KAS provat që ka organi që administron zgjedhjet dhe të dala nga kryqëzimi i të dhënave mes pajisjes së identifikimit elektronik PEI dhe të dhënave të KQZ.

Mes Pelinkut dhe anëtarit të KAS Ilir Rusmali ka nisur një debat për provat e sjella në KAS nga përfaqësuesja e KQZ. Sipas Rusmalit, hetimet e kryera nga KQZ nuk janë të plota dhe të përfunduara, ndërsa Pelinuk u shpreh se provat nga ana ligjore duhet t’i hetojë Prokuroria.

“Zonja po flet në emër të saj, ne na duhet të flasë në emër të Institucionit. Se na duhet Institucioni, dëshmia e tij jo e zonjës. KQZ do bëjë veprime të mëtejshme apo jo. Po apo jo?”, tha Rusmali.

“Jemi bërë këtu si në Hetuesinë e dikurshme, ju mungon vetëm një dritë ta mbani këtu dhe ta fikni e ndizni”, ndërhyri Ledio Braho, relator i çështjes.

“Ore pse nuk doni ta dini, edhe nga PD, edhe nga PS, edhe nga LSI, se të kujtë janë këta komisionerë… Pse nuk doni ta dini kujt subjekti opolitik i përkasin dhe çfarë funksioni kanë këta persona”, shtoi Rusmali.

Ndiqni pamjet live nga KQZ:

Pjesë nga debati:

Juristi i PD: Zoti Rusmali ju lutem na lejoni të flasim, të bëjmë pyetjet tona. Se ju keni mbajtur që në fillim qëndrim të njëanshëm

Rusmali: Ore ti nuk po kërkon fare ato që po të them unë

Juristi i PD: Ju lutem na lejoni të bëjmë pyetjet tona

Rusmali: Ju nuk më ndaloni dot mua të bëj punën time, nuk më pengoni dot

Relatori Braho: Zoti Rusmali ju lutem, po të doni bëjmë 5 minuta pushim që ju të qetësohen

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img