Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar situatën e pandemisë gjatë 2 javëve të fundit në vendin tonë.
Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico është shprehur se situata është drejt përmirësimit, pasipozotiviteti i mostrës dhe numri i rasteve aktive janë ulur.
Sipas saj, problem po bëhen bashkitë e vogla, pasi numri i infektimeve në këto zona ka filluar të rritet.
“Ka disa indikatorë që edhe ju jeni mësuar, është incidenca 2 javore që ka pësuar rënie. Pozitiviteti i mostrës vazhdon të ulet dhe këtë e monitorojmë edhe me numrin e testimeve. Mesatarja e rasteve ka rënë, ashtu si edhe numri i rasteve aktive. Por ne vëmë re se ka rritje të numrit të bashkive të vogla të prekura, nga 32 në 38. Raporti mes meshkujve dhe femrave mbetet 48-52%. Kemi një ulje të numrit të vdekjeve për këtë javë, nga 70 në 55. Kjo javë përcjell një punë të jashtëzakonshme në raport me vaksinimin. Vazhdon procesi i vaskinimit të mjekëve, policëve, gazetarvë, farmacistëve dhe stomatologëve, ashtu si edhe vaksinimi i popullsisë mbi 70 vjeç. Qytetarët përpos procesit të vaksinimit, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskën”, tha Albana Fico.
Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, Fico: Pozitiviteti i mostrës dhe numri i rasteve aktive janë ulur, por janë rritur infektimet në bashkitë e vogla


Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.