Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Mblidhet Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është mbledhur përsëri sot për të vazhduar punën për hetimin e asaj që demokratët e quajnë “masakër zgjedhore”. Sot, pritet të miratohet rregullorja dhe plani i hetimit parlamentar.

Ndër çështjet kryesore që do të trajtojë ky komision me afat 3-mujor do të jenë patronazhistët, shpërndarja e fondit të rindërtimit gjatë periudhës zgjedhore, tenderat publikë si edhe punësimi i 13 mijë individëve në administratë.

Të gjitha këto, nga demokratët konsiderohen si përdorim i pushtetit në funksion të shit-blerjes së votës.

Në seancën që ka nisur sot, nuk kanë munguar debatet që në fillim të saj. Socialistët kërkojnë miratimin e rendit të ditës pasi mbledhja e kaluar ka dështuar, ndërsa demorkatët thonë se është hera e parë që mazhoranca kërkon të bllokojë procesin.

“Të ndjekim rendin e ditës, të miratojmë rregullon e brendshme, zgjedhjen e sekretarit…”, tha nënkryetari Toni Gogu. Kjo kërkesë u quajt e ezauruar nga anëtari i Komisionit, demokrati Gazment Bardhi.

“Kërkesa e bërë nga kolegu është e përsëritur dhe ezauruar. Rendi i ditë caktohet nga kryetari, nëse kanë çështje për rend dite ia propozojmë kryetarit. Ne kemi ardhur në këtë rend dite që ka caktuar kryetari. Dhe rregulloren e kemi caktuar”, tha Bardhi. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img