Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin Metës, Bushka: Nuk do kërkojmë prova të tjera, ka përfunduar hetimi

Shkruar nga Newsbomb
Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin Metës, Bushka: Nuk do

Ka nisur edhe sot mbledhja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Republikës, Ilir Meta.

Në fjalën e saj deputetja Klotida Bushka, anëtarja e këtij komisionit tha se ka përfunduar administrimi i provave dhe se tani Komisioni është në fazën e diskutimit.

Ndër të tjera ajo tha se nuk ka nevojë për prova të tjera.

“Fillimisht më lejoni të përcaktoj edhe njëherë se në cfarë faze të hetimit procedurial jemi. Në vijim të punës, të këtij komisioni hetimor, pasi kemi përfudnuar administrimin e provave. Jemi në fazën ku nuk kemi më nevojë për prova të reja. Provat janë administruar para Komisionit.

Jemi një komision hetimor që po diskutojmë mbi shkeljet e bëra të Presidentit nga 49 deputetë që kanë firmosur këtë nismë. Objekti i hetimit është hetimi dhe verifikimi nëse aktet e kryera dhe deklaratat e dhëna nga presidenti, gjatë fushatës dhe ditën e heshtjes zgjedhore dhe në 25 prill, janë kundër kushtetutës,’ tha ajo ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu