Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, caktohen 2 ekspertët ligjorë, ja pyetjet që do iu përgjigjen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor që do të shqyrtojë kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Komisioni është drejtuar nga deputeti Alket Hyseni, i cili miratoi emrat e dy ekspertëve ligjorë që do të jenë Erind Mërkuri dhe Artan Spahiu.

“Kemi rënë dakord që dy ekspertë ligjorë do jenë. Erind Mërkuri dhe Artan Spahiu. Miratimi si ekspert ligjor i Erind Mërkurit dhe Artan Spahiut. Të gjithë dakord. Miratohen si ekspertë ligjorë Erind Mërkuri dhe Artan Spahiu”,- tha Hyseni gjate mbledhjes.

Puna e tyre konsiston në dhënien e disa përgjigjeve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta si:

-Cili është roli i Presidentit në një Republikë Parlamentare?

-Cilat janë kompetencat e Presidentit?

-Cilat janë mënyrat si kryhen këto kompetenca?

-Cili është interpretimi i termit interes i përgjithshëm?

-Cilat janë ato kritere që vlerësojnë rëndësinë e një shkelje kushtetuese të gjitha burimeve të së drejtës që përmenda?

-Cilat janë përgjegjësitë e Presidentit në kuadër me marrëdhëniet me jashtë?

Këto janë pak a shumë pyetjet që pak as shumë ky komision kërkon informacion.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img