Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
2.6kmh
75 %
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Mblidhet Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ja çfarë do të diskutohet në rend dite

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të mblidhet pasditen e sotme në orën 17:00 ku do të shqyrtohen disa kërkesa.

Mes rendit të ditës do të jetë edhe miratimi i listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Njoftimi i plotë:

Pershendetje!

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve, sot, date 16.03.2021, ora 17:00 zhvillon mbledhje me kete rend dite:

1-      “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e z. Iljaz Jashar Shehu si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për deputet, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, në zonën zgjedhore Qarku Lezhë”’;

2-      “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e z. Kreshnik Luan Merxhani, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për deputet, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, në zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër”;

3-      “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e z. Boiken Xhelal Abazi ,si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për deputet, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, në zonën zgjedhore Qarku Tiranë”;

4-      “Për miratimin e listave shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

5-      “Për miratimin e listave shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

6-      “Për verifikimin e deklarimeve në formularine vetdeklarimit të kandidatit për deputet në zonën zgjedhore qarku Berat, z. Arels Arben Pajollari, të subjektit zgjedhor partia Aleanca Demokracia e Re, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

7-      “Për caktimin e Vendeve të Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

8-      Projektudhëzim “Për procedurat e hedhjes së shortit për caktimin e partive politike që propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave”.

Më shumë




spot_img








spot_img