Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

Mblidhet KLP-ja, Ibrahimi thirrje prokurorëve: Aplikoni për SPAK-un, mos e humbisni këtë mundësi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

19fc4ee8adf3e29e8cbdb994210b9682

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në sallën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në rendin e ditës është plotësimi i vendeve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit. Deri tani për t’u bërë pjesë e SPAK-ut kanë aplikuar vetëm dy prokurorë, Klodian Braho dhe Besnik Muçi .

Kryetari KLP-së, Gent Ibrahimi i bëri thirrjen që të bëhen pjesë e këtij institucioni që do të luftojë korrupsionin dhe krimin.

“U çelën procedurat për plotësimin e 15 vendeve vakante për SPAK, deri tani kemi dy kandidime. Këshilli vendosi që të bënte një lehtësim të dokumentacionit, përmes një emaili që u është dërguar të gjithë prokurorëve. U lehtësua ndjeshëm lista e dokumenteve. Shpresojmë që ky lehtësim të jetë inkurajues, u bëj thirrje të gjithë prokurorëve që mos e humbni këtë mundësi që u vjen njëherë në jetë”, u shpreh Gent Ibrahimi. 

Gjithashtu Ibrahimi theksoi se vlerësimin e prokurorëve për efekt vettingu tashmë nuk do ta bëjë më prokuroria e përgjithshme por tashme do ta bëjë KLP.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img