Hapësire reklamuese

Politikë

Mblidhet Këshilli Politik për reformën zgjedhore, përfaqësues të PS, PD, LSI ulen në tryezë (Emrat)

Shkruar nga Newsbomb

Është mbledhur mbrëmjen e sotme për herë të parë Këshilli Politik i krijuar ditën e djeshme pas marrëveshjes maxhorancë- opozitë për reformën zgjedhore.

Këshilli politik është formuar me përfaqësues nga maxhoranca, opozita jashtëparlamentare, të anëtarë të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament me qëllim për arritjen në një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Në mbledhjen Këshillit Politik, opozita e bashkuar përfaqësohet nga pesë anëtarë. Ata janë: Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Mesila Doda, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.

Partia Socialiste përfaqësohet nga Ervin Bushati ndërsa në tryezë janë edhe dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri e Rudina Hajdari.

Minet Musai është përfaqësuesi nga grupi parlamentar i pavarurr, ndërsa grupi parlamentar demokrat përfaqësohet nga Myslim Murrizi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll