Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mblidhet Këshilli i Lartë Gjyqësor, diskuton përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit

Shkruar nga Newsbomb
Ardian Dvorani

Këshilli i Lartë Gjyqësor po diskuton sot në mbledhjen e radhës çështjen e mbarimit të mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani, si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Mësohet se relatorja e çështjes Marcela Shehu gjatë seancës u shpreh se qendrimi në detyrë mbi afate cenon dhe vë në rrezik parimet e kushtetutës.

Ndërsa anëtari tjetër Alban Toro ka deklaruar se Këshilli duhet të shprehet, të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

Sakaq edhe Brikena Ukperaj është shprehur kundër largimit të Dvoranit, duke theksuar se detyrimi i tij për të qendruar në Gjykatën e Lartë nuk ka mbaruar.

Sipas Ukperajt, në asnjë despozitë nuk gjen parashikimin që Dvorani don të zëvendësohet nga një anëtarë i dytë apo i tretë.

Kujtojmë që dje dy misionet e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës EURALIUS dhe OPDAT kanë refuzuar të japin opinion e tyre lidhur me konfliktin ligjor, pasi sipas tyre kjo çështje është përgjegjësi ekskluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.