Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
51 %
5.7kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
37 °
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mblidhet grupimi “Për PD-në”: DORËHEQJA e parevokueshme e LULZIM BASHËS, fillimi i ringritjes së PARTISË

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka nisur mesditën e sotme mbledhja e grupimit “Për reformimin e Partisë Demokratike”, me pjesëmarrjen e disa figurave të rëndësishme të kësaj force politike.

Fjalën e hapjes e ka mbajtur ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Edit Harxhi, e cila ka thënë se ringritja e kësaj force politike nis me dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Pjesë nga fjala e Harxhit:

Kryetari i PD nuk mori përgjegjësi për humbjen e vitit 2017. Partitë janë kthyer në ndërmarrje personale, ose familjare, nuk diskutohet.

PD duhet t’i kthehet traditës së saj, rrënjëve të saj. PD duhet të korrigjojë gabimet e veta. Reformimi i PD është një parakusht, nuk mund të bëjmë zgjedhje të lira në vend kur nuk ka në parti. Nuk mund të kërkomjmë zgjedhje të lira në vend, kur nuk bëjmë dot zgjedhje të lira në parti. Nuk mund të luftosh korrupsionin në vend kur gëlon korrupsioni në parti.

Për këtë arsye ne propozojmë një reformim të thellë të PD, modelin e hapjes dhe bashkimit të të gjitha forcave, brenda dhe jashtë vendit, të të gjithë atyre që janë larguar, apo duan të kthehen në PD. Kthimin në një të djathtë të qartë konservatore. Debate të lira, ringritje e dinjitetit të antëarëve të saj. Kjo PD mund ta nxjerrë vendin nga kriza. Vetëm kjo PD mund të fitojë. Ne si grup, jemi një grup i hapur, bëjmë thirrje për reflektim. Të mblidhemi rreth principeve, idealeve të mblidhemi rreth modeleve dhe traditave më të mira të PD.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img