Menjëherë sapo Kuvendi lajmëroi se seanca plenare do të mblidhet nesër në orën 10:00, opozita caktoi nga ana tjetër edhe orarin e protestës.
Ashtu sikurse ka paralajmëruar protestuesit do të mblidhen para parlamentit në një kohë kur të nisë seanca plenare.
Ndërkaq, nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, mësohet se kryeministri Edi Rama ka thënë se ‘nuk do ketë skena si të javës së shkuar’.
Nga ana tjetër edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë garancinë për sigurinë e deputetëve.