Hapësire reklamuese

Aktualitet

MBLIDHEN PEDAGOGËT, Mark Marku i revoltuar: Edhe Maduro që po bie nuk ka guxuar ta bëjë këtë! REAGONI

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_215365" align="alignnone" width=""]Mark Marku[/caption]

Në mbledhjen e pedagogëve, po zhvillohen diskutime për një draft për ligjin e Arsimit te Lartë.

Fjalën e ka marrë profesor Mark Marku, njëherazi drejtues i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Histori-Filologjisë.

Ndërhyrjen e qeverisë në lirinë dhe autonominë akademike, Marku e krahasoi me atë që po ndodh në Venezuelë ku po zhvillohen protesta antiqeveritare për të rrëzuar presidentin Nicolas Maduro.

“Edhe Maduro që po bie tani, nuk ka guxuar të bëjë sulm të tillë kaq të fortë ndaj lirisë akademike dhe të drejtave të profesoriatit.

Ministria do përcaktojë cili profesor vlen, cili nuk vlen përmes një sondazhi a ku di unë. Më thoni ku qendron liria akademike e autonomia? Janë asgjësuar.

Ne me VKM-të jemi shndërruar në një universitet pa kurrfarë autonomie. A do ta pranojmë ne këtë? A jemi ne një trupë e vdekur siç shpreson qeveria? Është koha, kemi të gjitha mundësitë për të reaguar. Një njeri i lirë s’mund të ketë frikë. U bëj thirrje të gjithëve të reagojnë, se e kemi dinjitetin dhe s’mund të na e cënojë askush”, tha Marku në fjalën e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu