Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

MBLEDHJA PA KAMERA/ Zgjedhjet e 30 qershorit, zbulohen porositë e Ramës për drejtuesit politikë të qarqeve (Më 10 maj mblidhet Asambleja e PS)

Shkruar nga Newsbomb

Partia Socialiste thërret Asamblenë më datë 10 maj për përgatitjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS pa kamera. Shefi i qeverisë po jep porosi për drejtuesit politikë të qarqeve sa i takon kandidatëve për garën e bashkive.

Rama ka udhëzuar që kandidatët të zgjidhen e përzgjidhen njësoj sikur në zgjedhje do të hynte opozita.

“Gjeni kandidatët më të mirë për kryetarët e bashkive. Kandidatët të jenë të fortë, të zgjidhen sikur në zgjedhje do të futetet opozita”, u ka thënë Rama deputetëve të grupit të PS. Kujtojmë se opozita duket e vendosur për mos shkuar në zgjedhje lokale dhe vazhdon aksionin bllokues të protestave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese