Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Mbledhja online/ Kreu i KLP kërkon ngritjen e pagave të prokurorëve të SPAK. Kryeprokurori Çela: Gati udhëzimet për luftën kundër pastrimit të parave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi ka kërkuar nga Kuvendi që të rriten pagat e prokurorëve të SPAK, ndërsa ka bërë kërkesë edhe për pensionet suplementare, për të cilat thotë se institucioni që ai drejton është përjashtuar.

“Ne jemi përjashtuar nga pensionet suplementare, pavarësisht presionit tonë, nuk është bërë. Edhe përsa i përket pagës, për shkak të dekretit të presidentit që nuk është diskutuar nga parlamenti nuk është zgjidhur kjo cështje. Kuvendi t’i lajë duart në raport me SPAK, sikur është edhe ngritja e pagave për prokurorët. Në 2020 do të japim rezultatet e para për meritokracinë në sistemin e prokurorisë. Do të japim modelin e parë” tha ai.

Ndërkohë në mbledhjen e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi me drejtuesit e institucioneve të pavarura ka folur edhe kryeprokurori Olsian Çela, i cili është shprehur se udhëzimet për të luftuar pastrimin e parave janë gati.

Gjithashtu Çela ka thënë se po punohet edhe për OPGj-të, por edhe për sistemin statistikor, që sipas tij ka probleme serioze.

“Shifrat janë inkurajuese, ka një % dhe ngritje të numrit të personave të çuar për ndjekje penale për korrupsion. Edhe te hetimet proaktive ka një rritje. Janë hasur probleme përsa i përket veprimeve hetimore për pastrimin e parave dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, ende ka shumë për të bërë. Ka vështirësi të natyrave të ndryshme. Prokuroria e Përgjithshme ka marrë një rol proaktiv. Për të rritur luftën kundër pastrimit të parave, ne jemi duke ndërmarrë një ristrukturim brenda prokurorisë që hetojnë këto vepra penale dhe të rrisim bashkëveprimin me institucionet e tjera.

Po draftojmë një memorandum me ministrinë e ekonomisë, brendshme dhe policisë për realizimin e objektivave. Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete. Do të ketë masa të tjera që do të lehtësojnë bashkëveprimin mes prokurorisë dhe policisë gjyqësore, jemi duke draftuar udhëzime të reja për menaxhimin e punës. Do të ishte e nevojshme që prokurori që do të caktohet pranë eurojust të kishte tagrin e përfaqësimit të dy prokurorive, të përgjithshme dhe SPAK.

Është e nevojshme edhe mbështetja financiare për këtë prokuror për qëndrimin e tij në Hagë, i është kërkuar ministrisë së Drejtësisë ndihmë. Sistemi ka probleme serioze. Prokuroria nga 2014 ka vendosur një sistem të menaxhimit të cështjeve, por për fat të keq, por edhe reformës, sistemi statistikor, i projektuar përmes këtij sistemi kompjuterik nuk arrin të përpunojë të gjitha të dhënat. E kemi ngritur shqetësimin dhe jemi duke ndërmarrë hapat për ta update-ur. Hartimi i politikave penale nuk mund të jenë përsa kohë sistemet statistikore do të jenë difektoze” tha ai.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img