Tirana
moderate rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
6.2kmh
100 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Mbledhja në selinë blu prej 4 orësh, “kokat” e PD që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prej më shumë se 4 orësh po zhvillohet mbledhje për atë që Lulzim Basha e ka quajtur “analizë të thellë” për rezultatin në zgjedhjet e 6 marsit.

“Kokat” e PD dhe mbështetësit më të fortë të Bashës pas zgjedhjeve të 6 marsit kanë dalë kundër tij, dhe në mbledhjen e sotme kanë kërkuar që Basha të japë dorëheqje.

Tomorr, Alizoti, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Ervin Salianji, Grida Duma, Dash Sula, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Enkelejd Alibeaj, Ferdinand Xhaferi, Ina Zhupa kanë kërkuar sot dorëheqjen e Bashës duke kërkuar që PD të futet në zgjedhje për kreun e saj të ri.

Mbledhja që po mbahet në PD, mësohet se po zhvillohet me tensione të larta ku ka pasur përplasje dhe debate të forta. Më parë u raportua se një mbështetëse e Bashës ka gjuajtur me shpullë Salianjin.

Raportohet se nëse Basha nuk do të japë dorëheqje nga kreu i PD, atëherë mund të përjashtohet nga Grupi Parlamentar.

Më shumë




spot_img








spot_img