Në Partinë Demokratike është duke u zhvilluar në këto momente një mbledhje për atë që Lulzim Basha e ka quajtur "analizë të thellë" për rezultatin në zgjedhjet e 6 marsit. Vetë Basha ka deklaruar para deputetëve se është i gatshëm për çdo zgjidhje në të mirë të demokratëve.
"Të ofrojmë zgjidhje për situatën dhe që i shërben PD, dhe jo interesave personale. Unë jam i hapur për çdo zgjidhje që i shërben demokratëve, të gjithë demokratëve pavarësisht se për cilin kandidat votuan dhe për të tërhequr atë shumice nga radhët tona që nuk votoi. Duhet të kalojmë vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje.
I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme. Ne duhet të gjejmë një qëndrim te përbashkët të të gjitha strukturave te PD për të gjetur zgjidhje. Çdo zgjidhje që përjashton çdo grupim demokratesh nuk i shërben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD", ka thënë Basha ndër të tjera.
Pas tij, ka folur dhe nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit ka kërkuar që dhe Basha dhe Berisha të bëjnë një hap pas dhe demokratëve t'u dërgohen sinjale bashkimi.
“Historia ka nisur ne 9 shtator nga vendimin qe ju moret. Ju thate qe mbani koston e vendimmarrjes. 1/3 e atyre qe qëndroi, kam respektin me te madh. Është dhe 1/3 qe u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do te përfshije njerezit. 1/3 e heshtur. Duhet të bëjmë një analizë se pse ndodhi kjo situatë. Sulmet që ndërmori Berisha ndaj PD fillojnë që para se 6 marsi.
Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qellim te mire, por nuk ia dolem. Kam dy alternativa. E para, Nuk e shoh dot PD qe te ngjitet pas Sali Berishes. Nuk eshte alternative. Merreni si te doni, emocionale, personale. Ne duhet te japim sinjale bashkimi.
E dyta, duhet t’u japim shans te tre pjesëve qe te bashkohen. Procesi duhet te jete i sinqerte. Propozoj qe perderisa keto 2 pjese e kane nje përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thate qe jeni ne funksion te zgjidhjes, ju te bënin hap pas, Berisha hap pas, te krijohet substanca e bashkimit, e sinqerte. Kete shoh si mundesi. Kemi kohen e mjaftueshme”, ka thënë Enkelejd Alibeaj.