Hapësire reklamuese

Politikë

Mbledhja me Komitetin e Ekspertëve të Covid, Vasili nxjerr 'bllof' Ramën: Keqinformoi opinionin publik, ja gabimet që bëri epidemiologu popullor

Shkruar nga Newsbomb
Rama dhe Vasili

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili teksa ka shpërndarë mbledhjen online të Komitetit të Ekspertëve me kryeministrin Edi Rama e cila po drejtohej nga ky i fundit ka theksuar se termat e përdorura nga ai janë të pasakta.

 “Dje Edi Rama drejtoi ne menyre te paligjshme mbledhjen e Komitetit te Eksperteve. Se sa kupton ai nga Epidemiologjia,por dhe nga nocionet minimalisht shkencore kjo dihet....!

Një nga specialistet pohoi dje se berja e vaksines u siguron qytetareve Imunitet Pasiv. Ky ështeë një pohim i gabuar, pasi Vaksinat sigurojnë vetëm Imunitet Aktiv", thotë Vasili i cili më pas ka theskuar dhe gabimet e bëra sipas tij në përdorimin e termave.

Shkruan Petrit Vasili: Ja cfare ngjet kur drejton Epidemiologu Popullor Edi Rama komitetin e eksperteve te COVID-19....!(VIDEO).

Dje Edi Rama drejtoi ne menyre te paligjshme mbledhjen e Komitetit te Eksperteve.

Se sa kupton ai nga Epidemiologjia,por dhe nga nocionet minimalisht shkencore kjo dihet....!

Nje nga specialistet pohoi dje se berja e vaksines u siguron qytetareve Imunitet Pasiv.

Ky eshte nje pohim i gabuar, pasi Vaksinat sigurojne vetem Imunitet Aktiv.

Imuniteti Aktiv eshte nje mbrojtje shume e gjate ne kohe ne disa raste edhe per te gjithe jeten.

Ndersa Imuniteti Pasiv eshte nje mbrojtje shume e shkurter ne kohe dhe jo e perhershme.

Natyrshem specialisti mund te kete bere ndoshta nje lapsus,por askush nuk e korigjoi dhe opinioni publik mori nje informacion te gabuar.

Ne se Komiteti i Eksperteve do te funksiononte sipas ligjit do te kishte debate dhe natyrshem edhe korigjime eventuale mes kolegesh.

Po kur drejton Epidemiologu Popullor Edi Rama mbledhjet e eksperteve gjithshka mund te thuhet....sepse ne fund te fundit dihet qe ai nuk kupton asgje!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.