Hapësire reklamuese

Politikë

Mbledhja e Ramës për ujësjellësat, reagon LSI: Janë shpenzuar 1.2 miliardë euro, çmimi është rritur me 40%, banorët furnizohen me bote

Shkruar nga Newsbomb
Mbledhja e Ramës për ujësjellësat, reagon LSI: Janë

Lëvizja Socialiste për Integrim reagon pas mbledhjes që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me kryebashkiakët e vendit, për analizën e ujësjellës-kanalizimeve. Nëpërmjet nënkryetarit Petrit Vasili, LSI thotë se Rama duhet të kishte dalë para drejtësisë.

Shkruan Petrit Vasili:

1.2 miliard euro per ujin rezultati: Depozita, bote, uje i ambalazhuar!! Edi Rama deklaron se 1 miliard e 200 milion euro jane shpenzuar nga qeveria per ujin. Ja cfare deklaron Rama:

"Këtu kam një vlerë për investimet e bëra nga qeveria shqiptare nga viti 2014,  Jane mbi 1 miliarde euro, qe jemi te sakte fare eshte 1 miliarde e afro 200 euro".

Rezultati i kesaj grabitje te 1 miliard e 200 milion euro eshte.

1.Rritja e çmimit te ujit me 40%.

2.Vazhdojne qindra mijra depozita uji ane e mbane vendit mbi pallate, oborre e ngado.

3.Qytetaret blejne ujin me bote.

4.Qytetaret blejne uje te ambalazhuar se uje i pijshem eshte i pasigurte.

5.Siguria sanitaro higjenike e ujit eshte ne gjendje te mjeruar.

6.Qindra qytetare te helmuar nga uji i ndotur dhe i pakontrolluar nga qeveria e shpartalluar.

Shqiperia nuk ka SPAK se po te kishte do ti kishte cuar me kohe para drejtesise Ramen me gjithe batakçinjte qe ka nga pas

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu