Hapësire reklamuese

Politikë

Mbledhja e qeverisë në Vlorë, zbardhet axhenda, Rama niset personalisht në parkun e Butrintit

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e nesërme qeveria do të zhvillojë një mbledhje në qytetin e Vlorës. Mbledhja do të shtrihet në një hark kohor prej dy ditësh dhe do të përmbledhë një sërë veprimtarish dhe aktivitetesh. Sipas axhendës së zbuluar nga balkanweb, kreu i Qeverisë do të zhvillojë një vizitë në parkun arkeologjik të Butrintit, pas zhurmës së madhe mediatike që shkaktoi ndërtimi në këtë sit arkeologjik. Në këtë vizitë Rama do të shoqërohet edhe nga ministrat Kumbaro, Gjiknuri dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Më poshtë axhenda e plotë:

Draft Agjenda e mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Qarkun Vlorë, 13-14 Tetor 217

13 Tetor

10:30 Nisja për në Vlorë

11:30 Inspektim i investimeve për rehabilitimin e skemës së Ujitjes Dega e Krutjes (në dalje te Lushnjes, Klubi i Shoferit, KM, Niko, deputetët e zonës)

13:00 Drekë me ministrat në Vilën Qeveritare Vlorë

16:00 Mbledhje e Këshillit të Ministrave (Pallati i Kulturës)

16:30 Njoftim në media i vendimeve të qeverisë nga Zv.Km Senida Mesi (Pallati i Kulturës)

18:00 Konsultimi Publik për Buxhetin 2018 me pjesëmarrje të qytetarëve, shoqërisë civile dhe sipërmarrjes për Draft Buxhetin 2018 ( Holli I Universitetit Ismail Qemali) LIVE.

20:00 Darkë – Cdo ministër një tryezë me 10 të ftuar të dalluar nga sektori i tij. KM me kryebashkiakët, deputetët, kryetarët e këshillave, prefektin (Restorant Mira Mare)

14 Tetor

8:00 Çdo Ministër mëngjes pune me drejtuesit e institucioneve të varësisë në qark

9:00 Mbledhje e KM dhe Ministrave me të gjithë drejtuesit e Administratës qendrore në qark. LIVE (pallati I Kultures)

10:30 Dëgjesë me Prindërit për “Planet e bashkëhartuara me prindërit në shkolla” (KM, Nikolla, Kryetari Bashkise-shkolla TBC) LIVE . Shoqeron Ministrin, Dep. Vilma Bello

12:00 Çdo anëtar i qeverisë niset në fshatra të ndryshëm për takime në sektorët përkatës dhe kafe/dreke me banorë të fshatit .

KM vizitë në Kaninë dhe Drekë me një familje në fshatin e Kaninës. LIVE (13:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë – Kaninë. Shoqeron Ministritn Dep. Fate Velaj

Ministri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Novoselë, ferma

Ministrja e Kulturës – Orikum, Parku. Shoqeron Ministrin Edmond Leka

Ministri i Financave dhe Ekonomisë –Vlorë, Zyra e Punës

Ministri i Mbrojtjes –Bunavi, Bestrove e vogel baza. Shoqeron Ministrin Dep.Vullnet Sinaj

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme – Vlorë, studentët. Shoqeron Ministrin Dep. Andrea Marto.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – Fshati Poro. Shoqeron Ministrin Vilma Bello

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – asdf

Ministri i Brendshëm – Vlorë

Ministrja e Drejtësisë – IEVK, Vlorë. Shoqeron Ministrin Dep. Alket Hyseni

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit – Tragjas, sheshi qendror

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes – Novoselë

15:30 Inspektim i punimeve në nënstacionin e Orikumit (KM, Gjiknuri, Leli, Edmond Leka)

16:00 Vizitë në Parkun Arkeologjik të Orikumit (KM, Kumbaro, Gjiknuri, Leli, Edmond Leka)

17:00 Takim i qeverisë dhe pushtetit vendor në Qark, kryetarët e bashkive, administratorët dhe deputetët Socialistë . (Pallati Kultures LIVE.

18:30 Kthimi në Tiranë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu