Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mbledhja e qeverisë në Shëngjin, ja cilët janë drejtorët që ka thirrur Edi Rama

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të martë në Shëngjin mbledhjen e qeverisë që do të zgjasë për dy ditë më radhë. Të pranishëm janë ministrat, zëvendësat, përfaqësues të Kuvendit, drejtuesit politikë dhe disa drejtues të rëndësishëm të administratës.

Fokusi i diskutimeve në këtë takim dy ditor do të jenë objektivat për vitin 2024, si edhe një analizë dhe vlerësim i punës për vitin që lamë pas.

Lexo edhe: Rama mbledh qeverinë në Shëngjin, në “skaner” puna e ministrave e prioritetet e 2024

Newsbomb.al sjell më listën e trembëdhjetë drejtuesve të rëndësishëm që punojnë pranë kryeministrit, por që janë pak ose aspak të njohur nga publiku si për imazh ashtu dhe për postet që mbajnë. Madje, ndonjë prej tyre nuk figuron as me fotografi në rrjetet publike.

Megjithatë, ne kemi gjetur 98% të tyre dhe po i ndajmë me ju në këtë artikull:

Mirlinda Karçanaj - Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Eridana Çano - Drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje

Elira Kokona - Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike në Kryeministri

Dallëndyshe Bici - Drejtuese e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Dritan Agolli - Drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Laura Plaku - Drejtuese Ekzekutive pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA)

Jona Suli - Drejtuese e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës

Enkela Dudushi - Drejtuese e Drejtorisë së Politikave të Zhvillimit të Administratës Publike

Enkeleda Imeraj - Drejtuese e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës

Klevis Hysa - Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Punësimit

Adelajda Roka - Drejtuese e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Igli Tafa - Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik

Enertil Canaj - Drejtues i Hetimit Tatimor

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese