Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar për mbledhjen e përbashët që u zhvillua sot mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës në kuadër të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se deputetët e Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të bëjnë më tepër çdo ditë, për të shtuar bashkëpunimin që rrit mirëqenien e qytetarëve, fuqizon ekonomitë e të vendeve dhe mënjanon “Ballkanin e Hapur”.
“Sot në mbledhjen e parë historike të kuvendit të Shqipërisë me atë të Kosovës, zhvilluar si pjesë e ceremonive me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Si të zgjedhurit e popullit, ne deputetët e Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të bëjmë më tepër çdo ditë, për të shtuar bashkëpunimin që rrit mirëqenien e qytetarëve tanë, fuqizon ekonomitë tona, e që mënjanon aventurat me interes individual të disa politikanëve, si Ballkani i Hapur”, shkruan Kryemadhi.