Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Mbledhja e LSI-së, Meta: Ja çfarë i thashë Ramës gjatë takimit 100 minutësh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka thërritur në një takim pasiditen e sotme kryesinë e kësaj partie, ku ka diskutuar për disa tema si dekriminalizimi, reforma në drejtësi dhe buxheti i shtetit.

Newsbomb.al mëson nga burime brenda mbledhjes, se kreu i Kuvendit, Meta ka informuar gjithashtu anëtarët e kryesisë për takimin që ai zhvilloi me kryeministrin Edi Rama dy ditë më parë në kryesinë e Kuvendit, takim që zgjati përreth 100 minuta.

Mësohet gjithashtu se Meta në atë çfarë ka deklaruar në mbledhje, i ka thënë Ramës se LSI i është përmbajtur çdo pike të marrëveshjes së lidhur nga palët përpara zgjedhjeve vendore dhe ato lokale të këtij viti.

Buxheti ka qenë një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit mes Metës dhe deputëve LSI-së, të cilëve u ka kërkuar të jenë më shumë aktiv me propozimet e tyre për të tërhequr investimet shtetërore në zonat ku kjo forcë politike është shpallur fituese.

Lexo edhe:

Meta: Qeverisë i duhen impulse të reja, kërkojmë standarte më të larta, ndryshimet i takojnë Ramës

A do ketë ndryshim qeverie? Këshilltari i Metës shton zërat

Më shumë

spot_img
spot_img