Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mbledhja e kryesisë së PS, zbulohen kandidatët për kryetar të PS në rrethe (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Mbledhja e kryesisë së PS, zbulohen kandidatët për kryetar
Kryetari i PS dhe kryeministri Edi Rama

Kryesia e PS ka diskutuar sot emër për emër kandidaturat për kryetarët e rinj të degëve të PS në rrethe.

Nga mbledhja e Kryesisë së PS-së gajtë paradites së sotme, janë zbuluar disa emra të cilët janë diskutuar si kandidatura për kryesinë e disa degëve të PS në disa rrethe.  

Bëhet fjalë që në PS-në e Durrësit në garë për kreun e degës do të jenë Luan Zaza  dhe Ardit Kërtusha. Edhe në Vlorë po ashtu janë dy kandidatë në garë, Albana Hodaj dhe Anduel Tahiraj.

Mësohet se kryetare e PS-së në Elbasan do të vendoset me komandim të përkohshëm deputetja Evis Kushi. Ndërkohë edhe për drejtimin e PS-së në Lezhë është një gare e fortë, ku kandidatë për të janë Taulant Malshi, Eduard Ndreca dhe Florida Cuni.

Ndërkohë degën e PS në Korçë, kandidatë për kreun e kësaj dege mësohet se janë Emiljano Muharremi dhe Petrika Tollkuci.

Për kryesinë e degës së PS në Kolonjë kandidat është vetëm Lirjan Hyseni ndërsa për drejtimin e degës së PS në Pogradec është Bledi Çomo.  

Për degën e PS në Lushnjë kandidojnë Gent Nushi dhe Lindita Buxheli.

Në degën e PS në Fier u deleguan për 3 muaj Adelina Rista dhe Xhevit Bushi për të organizuar procesin.

Ndërsa me vendim unanim të kryesisë, degën më të madhe në vend të PS, dega e Tiranës, do të drejtohet nga Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Vau Dejës; Kristjan Shkreli- Elvis Preçi

Kukës; Anila Sokoli- Sahit Doçi

Mirditë; Pjeter Pjetri- Renuar Kola

Kurbin; Nertila Toma- Tonin Kolici

Shijak; Dorian Gollaj- Fatmir Koci

Kavajë; Elton Elezi- Ledio Hysa

Gramsh; Enis Zani- Besmir

Prrenjas; Haxhi Çollaku- Flutura Haka

Patos; Klaudio Alisinani- Armand Ahmetaj

Kuçovë: Sybi Shehu- Fatmir Doksani

Memaliaj; Edmonda Harizi- Petrit Lumani

Tepelenë; Arben Gumeni-Dino Selimi

Gjirokastër; Bledar Kaçi- Matilda Gushi

Vlorë; Anduel Tahiraj- Albana Hodaj

Selenicë; Nertil Bellaj- Ilir Fejzaj

Himarë; Aleks Tato- Pervin Gjikuria

Delvinë; Izet Silaj- Arkad Dukaj

Sarandë; Ardian Kola- Asaf Sroka.

Berat-Valbona Zylyftari

Kristjan Shkreli dhe Elvis Preçi Vau i Dejës

Nertila Toma dhe Tonin Kolici në Kurbin

Dorian Gollaj, Fatmir Koçi PS Shijak

Elton Elezi dhe Ledjo Hysa Kavajë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll