Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Mbledhja e kryesisë së PS/  Zbardhen porositë e Ramës, ç’ do të ndodhë në fund të korrikut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

32dea1b820cb642b5a3ba8da9d786d28

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka mledhur kryesinë e PS ku në fokus të bisedimeve kanë qenë zgjedhjet e 30 Qershorit dhe ecuria e procesit të konstituimit të këshillave bashkiake dhe kryetarëve të rinj. 

Gjatë diskutimeve Rama ka paralajmëruar se në fund të korrikut do të mblidhet asambleja e PS.

Gjithashtu një tjetër porosi e Ramës ka qenë edhe zhvillimi i mbledhjeve me asambletë e Partisë Socialiste në çdo bashki të vendit.

Kujtojmë se më 30 Qershor u zhvilluan zgjedhjet vendore, ku opozita nuk pranoi të merrte pjesë.

Në 30 bashki të vendit nuk kishte garë sepse kishin vetëm nga një kandidat për kryebashkiak.

Tashmë 61 bashkitë do të drejtohen nga kryebashkiakët e rinj të Partisë Socialiste.

Mbledhja e sotme vjen një ditë pas deklarave të bëra dje nga Presidenti Meta dhe ofertës që ai bëri për t’i dhënë fund krizës politike. Meta propozoi që për të zgjidhur krizën, në 13 Tetor përveç zgjedhjeve për pushtetin lokal, të ketë dhe zgjedhje për Kuvendin dhe për presidentin, një kërkesë kjo që gjeti heshtjen e kryeministrit Rama.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img