Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Mbledhja e kryesisë së PS, Spiropali: Reflektuam për fundvit. Nuk folëm për riformatim të qeverisë por për ide dhe vizione

spot_img

Lajme të ngjashëm

3fbe3ca8cafcafcf7ccdffef69ec66ba

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali thotë se mbledhja e sotme pre 5 orësh e kryesisë së PS-së ishte më tepër reflektim në fundvit.

Spiropali tha në emisionin “Open” se në mbledhje më tepër u diskutua për vizione dhe ide se sa për riformatimin e qeverisë.

“Mbledhja e sotme e kryesisë ishte reflektim në fundvit, një raport i punimeve që janë bërë, synimeve që kemi për të ardhmen, ato që nuk janë bërë, si dhe raportin tonë me shoqërinë. Ne duhet të hapim Partinë Socialiste ndaj shoqërisë, për të bërë punë e programe më të mira dhe sigurisht edhe për të marrë përgjegjësitë tona për ato që bëjmë e që nuk bëjmë”, shpjegoi Spiropali.

Sipas saj, kryesia e PS-së nuk ka interes të flasë për qeverinë.

“Ne kemi qenë në një proces të gjatë bashkëqeverisjeje dhe llogaridhënieje, kemi pasur disa herë mbledhje kryesie, në nëntor a në dhjetor, për t’u përballur me “opozitën” e brendshme dhe për të reflektuar. Nuk kemi folur mbi riformatimin e qeverisë, pasi nuk i intereson kryesisë kjo gjë. U bënë analiza mbi qeverisjen, mbi organizimin partiak, sepse ne flasim për ide e vizione”, shtoi më tej Spiropali.

Por a duhet të ketë ndryshime kabineti qeveritar sipas Spiropalit?

“Mua më interesojnë më shumë sesa emrat, politikat që ata bëjnë. Ka debate të ndryshme nëse duhet të jemi më majtas, më djathtas, apo më në qendër. E rëndësishme është se çfarë duhet të bëjmë ne në dy vitet e ardhshme, pa u munduar të justifikohemi. Protesta e studentëve ishte një moment reflektimi, sepse qartazi nuk është thjesht protestë e studentëve për universitetin, por edhe për familjet e tyre dhe gjendjet e tyre social-ekonomike”, deklaroi Elisa Spiropali.

Berisha tha se mbledhja e kryesisë kanabiste pati si konkluzion vjedhjen nga Rama dhe FRESSH-ista etj…

“Kjo është një deklaratë në stilin “salist”, njerëzit janë lodhur duke na dëgjuar neve teksa ofendojmë njëri-tjetrin dhe në këtë vigjilje Krishtlindjeje nuk dua ta komentoj”, u përgjigj shkurtimisht ajo.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img