Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Mbledhja e Kryesisë së PD, zbulohen dy emrat e propozuar për Bashkinë e Tiranës

Lajme të ngjashëm

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike të thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, janë zbuluar dhe emrat e parë nga kjo forcë politike për Bashkinë e Tiranës.

Mësohet se gjatë kësaj mbledhje Kryesia ka propozuar dy emra nga PD zyrtare për kryetar për Bashkinë e Tiranës, të cilët janë Jonila Godole dhe Roland Bejko.

Ditën e nesërme do të mblidhet edhe Kolegji i Kryetarëve, të cilët do të propozojnë po ashtu kandidatura.

Ndërkohë, pak më herët u bë me dije se gjatë mbledhjes ka pasur “përplasje” mes deputetëve demokratë.

Alibeaj dhe një pjesë e anëtarëve kanë kërkuar që PD të dalë në zgjedhje me 61 kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit si dhe me kandidatë për këshilltar bashkiakë.

Mirëpo, një pjesë tjetër e deputetëve kanë kërkuar që të garohet vetëm për këshilltar bashkiakë dhe të mos dalin me kandidatë për kryetarë në bashkitë e vendit.

Më shumë