Hapësire reklamuese

Politikë

Mbledhja e Kryesisë së PD, ndryshimet në statut që pritet të miratohen

Shkruar nga Newsbomb
Mbledhja e Kryesisë së PD, ndryshimet në statut që pritet

Ditën e martë, nesër 5 mars, do të mblidhet Kryesia e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Burime për mediat bëjnë me dije se pjesë e këtij takimi do të jenë ndryshimet në statutin e PD, të cilat do të votohen nga anëtarët e Kryesisë.

Dy nenet të cilët priten të ndryshojnë janë:

Në nenin 47 te statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon;

Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, dëri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47.

Në nenin 51 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon. “Në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas parashikimeve të nenit 45 rezulton se kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sipas rastit Nënkryetari/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk janë fitues sipas kësaj procedure, atëherë ata automatikisht konsiderohen nënkryetarë të partisë për shkak të funksionit.  Përgjatë këtij mandati secili prej tyre gëzon dhe ushtron të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si nënkryetarët e zgjedhur, për aq kohë sa gëzon funksionin e drejtuesit të grupit parlamentar të PD dhe/ ose atë të Nënkryetarit/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë më herët bëmë me dije se Gazment Bardhi pritet të bëhet nënkryetar i Partisë Demokratike të Sali Berishës, dhe Agron Gjekmarkaj si nënkryetar i Kuvendit. Gjithashtu, dy grupimet e Partisë Demokratike, ajo e Bardhit dhe ajo e Berishës do të “shkrihen” në një të vetme. Pritet që gjatë kësaj mbledhje në kryesinë e partisë së udhëhequr nga ish-kryeministri të integrohen dhe deputetët e Bardhit.

Të njëjtat burime bënë me dije më herët se emrat që do bëhen pjesë e Kryesisë së Rithemelimit janë deputeti Ervin Salianji si zv.kryetar i grupit parlamentar dhe kryetarët e komisioneve parlamentare që ka grupi Bardhi, pra Jorida Tabaku dhe Zheni Gjergji.

Emri i Jorida Tabakut është propozuar për tu bërë pjesë e Kryesisë, si kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit. Por, a do e pranojë kjo e fundit këtë pozicion, duke marrë parasysh se përgjatë gjithë kësaj kohe ka vendosur që të mbajë qëndrim neutral dhe duke pohuar se qëndron në krah të Partisë Demokratike, pa specifikuar se te kush grup i PD, te ai i Lulzim Bashës, Sali Berishës apo Gazment Bardhit!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese