Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ëshët duke vijuar mbedhjen me Kryesinë në selinë blu, lidhur me vendimet e sotme të Kuvendit Kombëtar që u mbajt sot në Pallatin e Kongreseve.
Në fjalën e tij kryedemokrati Basha është shprehur se 5004 delegatë të pranishëm në Kuvend ishin falë sakrificës së madhe të demokratëve, ndërsa ka thënë se tashmë do të përgatiten për shtrirjen në terren me qëllim organizimin e partisë dhe përgatitjet për zgjedhje.
Mesazhet e Bashës në mbledhje:
-Mirënjohje e jashtëzakonshme për sakrificën tuaj ne kushte te jashtëzakonshme. Pavarësisht gjithçkaje, 5004 delegate te pranishëm ishin për shkak te sakrifices shume të madhe te demokrateve.
– Përgatitje për shtrirje ne terren ne funksion te organizimit te partisë dhe përgatitjen e partisë për zgjedhje.