Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbledhja e KQZ/ Pranë rrëzimit të dekretit të Metës: Zgjedhjet më 30 Qershor

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anullimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit

Nënkretari i KQZ Denar Biba, deklaroi se dekreti i Metës ‘është një akt administrativ plotësisht i pavlefshëm’.

Biba e cilësoi ‘shkelje të kushtetutës ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve’ nga presidenti, sipas tij edhe për shkak se nuk ka caktuar një datë tjetër për zgjedhjet.

‘Presidenti ka të drejtë të dekretojë vetëm një datë, por jo të shkojë ashtu siç bëri sot, të anullojë zgjedhjet pa një datë tjetër zgjedhjesh.

Presidenti me vetëdije refuzon të zbatojë urdhrin e kushtetutës për të caktuar një datë të dytë zgjedhjesh.

Unë vlerësoj që KQZ ka detyrimin të vijojë me organizimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor, në mënyrë sikur kushtetuta e kërkon që zgjedhjet të zhvillohen në 4 vjet jo në 5 apo 6 si dëshiron një tjetër’, deklaroi nënkryetari i KQZ.

Sipas fjalës argumentuese që kanë mbajtur edhe anëtarët e tjetër të KQZ, pritet që të rrëzohet dekreti i Metës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.