Hapësire reklamuese


Politikë

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, çfarë kanë përgatitur Bardhi me Berishën

Shkruar nga Newsbomb
Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, çfarë

Deputeti demokrat Gazment Bardhi mblodhi paraditen e kësaj të premte Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në sallën e Kryesisë së Kuvendit Bardhi u kërkoi demokratëve që të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Burime për mediat bëjnë me dije se pritet që deputetët, mbështetësit e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, të vënë në zbatim të njëjtin skenar të ndjekur prej muajsh tashmë, si në sallën e Kuvendit, njëjtë dhe në mbledhjet e Komisioneve.

LEXO EDHE: Një orë para mbajtjes së Komisionit të “Zgjedhores”, Bardhi mbledh deputetët

Mbledhja e Bardhit me deputetët u mbajt vetëm një orë para mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kjo mbledhje pritet të nisë në orën 11:00 dhe do të drejtohet nga Damian Gjiknuri i PS dhe Enkelejd Alibeaj i PD.

Në një deklaratë për mediat Enkelejd Alibeaj më herët rënditi edhe një herë propozimet e PD-së në lidhje me Reformën Zgjedhore, duke thënë se kërkojnë listat e hapura, sistem proporcional kombëtar, numërim dhe votim elektronik si dhe votën e diasporës.

LEXO EDHE: Para mbledhjes së “Zgjedhores”, Alibeaj rendit propozimet e PD-së

Në Komision do të marrin pjesë 18 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim dhe një përfaqësues deputet i pavarur.

Komisioni për reformën zgjedhore ka si objektiv realizimin e ndryshimeve të nevojshme në Kodin Zgjedhor duke u bazuar në rekomandimet e fundit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë. Raporti përfundimtar i monitoruesve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 kritikoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për abuzime me pushtetin gjatë fushatës, ndërsa Partia Demokratike u kritikua për ngritjen e “strukturave paralele” të mbrojtjes së votës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese