
Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon mbledhjen e parë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Në fjalën e tij Spartak Braho, një nga anëtarët e Komisionit Hetimor, ka kërkuar që si provë mos merrën vetëm deklaratat me shkrim të presidnetit Ilir Meta, por edhe me video.
“Ne nuk duhet të prononcohemi për mediat, që presidenti është kështu apo ashtu, Të caktohet dikush që të flasë për mediat. Të mos merren për bazë vetëm deklaratat me shkrim, por edhe me video”, tha Braho.
Kujtojmë që Komisioni Hetimor është i përbërë nga: Kryetar: Alket Hyseni; Nënkryetar Myslym Murrizi; Sekretar: Klotilda Bushka; Anëtarët Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani; Zëvendësues: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.