Hapësire reklamuese

Politikë

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në New York, e pranishme edhe Yuri Kim

Shkruar nga Newsbomb
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në New York, e pranishme edhe

Këshilli i Sigurimit është mbledhur në New York për të diskutuar për agresionin rus në Ukrainë dhe seanca u drejtua nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ku dhe pati dhe përplasje me delegacionin e Rusisë.

Në sallën e mbledhjeve të pranishëm janë udhëheqësit e shteteve pjesëmarrëse. Gjithashtu është vënë re edhe prezenca e ish-ambasadores Yuri Kim, e cila tashmë është emëruar në një post të lart në Departamentin e Shtetit.

Gjatë mbledhjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, delegacioni rus i kërkoi llogari kryeministrit Rama i cili është në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit se pse lejoi Zelenskyn të flasë i pari. Në përgjigjen e tij Rama ia bëri të qartë rusëve që nëse nuk duan presidentin e Ukrainës që të flasë atëherë duhet të ndalin luftën.

Më pas një reagim erdhi edhe nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili falenderoi Ramën për qëndrimin që ky i fundit mbajti përballë delegacionit rus.

“I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, tha Zelensky.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese