Hapësire reklamuese

Politikë

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, reagon Komisioni i Rithemelimit: Është nul, Enkelejd Alibeaj u shkarkua në Kuvendin e 30 prillit

Shkruar nga Newsbomb
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, reagon Komisioni i Rithemelimit:

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar përmes deputetit Luçiano Boçi për mbledhjen e Grupit Parlamentar, të thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Përmes një postimi në Facebook, Boçi e cilëson mbledhjen “nul”,  pasi sipas tij Alibeaj nuk ka tagrin e demokratëve, të cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill.

Më tej ai kërkon që nga ky moment e në vazhdim të mblidhet Kryesia e Grupit për të diskutuar, në lidhje me mbledhjen e Grupit Parlamentar.  

Postimi i plotë:

Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul.

Është nul për dy arsye:

Së pari:

Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill.

Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi.

Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla.

Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo.

Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot.

Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar.

Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar.

Kjo është rruga statutore e funksionimit të Partisë Demokratike.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll