Hapësire reklamuese

Rajoni

Mbledhja e fundit e qeverisë, Kurti i vendosur: Kriminelët në veri do i arrestojmë, koha që i kemi dhënë KFOR-it po shteron me shpejtësi

Shkruar nga Newsbomb
Mbledhja e fundit e qeverisë, Kurti i vendosur: Kriminelët në

Kryeministri i Kososvës Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të për këtë vit të qeverisë , ka folur pr sfidat, sukseset, duke mos lënë anash as situatën në veri të vendit.

Ai ka thënë se bandat kriminale i janë vënë kundër veprimeve të ligjshme të institucioneve dhe Qeverisë së Kosovës.

“Sa i përket situatës në komunat në veri të Kosovës, veprimeve të ligjshme të institucioneve të Kosovës i janë kundërvënë kriminelet duke i sfiduar organet e zbatimit të ligjit dhe duke e cenuar sigurinë në vend. Këta kriminel po mbështeten nga presidenti dhe qeveria e Serbisë me qëllim të destabilizimit të rajonit dhe cenim të integriteti territorial të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti ka shtuar se nuk do të ketë bashkëpunim me këta kriminelë dhe se ata do të arestohen.

“Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e e bashkëpunojnë me kriminel por do ti arrestojnë ata. Vendosja e barrikadave është veprim i paligjshëm dhe i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet”, u shpreh Kurti.

Gjithashtu kryeministri u ndal edhe te bashkëpunimi me KFOR-in sa i përket barrikadave.

“I kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar, por kjo kohë po shteron me shpejtësi. Ne kemi bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe kjo kohë dhe hapësirë e nevojshme i është dhënë KFOR-it, por një gjë duhet të kuptohet se nuk mund të qëndroj edhe parimi i lëvizjes së lirë dhe barrikadat në rrugë që e pengojnë lëvizjen e lirë”, tha Kurti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll