Hapësire reklamuese

Politikë

Mbledhja e dy qeverive/ Kurti: Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të jenë më të sigurta, na duhet harmonizim më i mirë politik

Shkruar nga Newsbomb
Mbledhja e dy qeverive/ Kurti: Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet

Ka nisur mbledhja e dy qeverive në Prishtinë, asaj shqiptare e kosovare, ku priten të nënshkruhen disa marrëveshje.

Gjatë fjalës së tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se janë zbatuar të gjitha marrëveshjet të cilat u nënshkruan 6 muaj më parë në Elbasan, ndërkohë thekoi se vetëm një prej tyre pritet që të hyjë në zbatim së shpejti.

Kryeministri kërkoi që marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të jenë më të sigurta dhe të kenë një harmonizim më të mirë politik.

“Gjithnjë jemi një, tani duke kaluar nga një mbledhje në tjetër, duket ta kthejmë optimizmin në entuziazëm. Ko mbledhje vjen 6 muaj pas mbledhjes së kaluar, ku u nënshkruan 13 marrëveshje. Jam i kënaqur të njoftoj se janë zbatuar të gjitha marrëveshjet, veç njërës që pritet të hyjë në zbatim shumë shpejt. Marrëveshjet që do nënshkruhen sot kanë për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Është veti e këtyre mbledhjeve të flitet me gjuhën e rezultateve, pritshmëritë tona janë reale. Na mbete dhe përcaktimi i shpejtësive i realizimit, dhe besojmë se pas 6 muajve do kemi rezultatet e ardhshme. Ky bashkëpunim nuk ka qenë më i gjërë. Nga 127 prej marrëveshjeve janë zbatuar pa probleme 75 prej tyre.

Të gjitha marrëveshjet që do të miratohet sot kanë për synim lehtësimin e jetës së qytetarëve duke ndërtuar në rradhë të parë infrastrukturën e përbashkët.

 6 muaj më pas do të kemi rezultatet e ardhshme. Na duhet harmonizim  më i mirë politike mes dy vendeve tona si në çështjet rajonale si në ato politikës së jashtme”, tha Kurti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll