Hapësire reklamuese


Politikë

Mbledhja e deputetëve të PD, votohet kundër rritjes së pagave të Kushtetutës

Shkruar nga Newsbomb
Mbledhja e deputetëve të PD, votohet kundër rritjes së

Shumica e deputetëve të PD po mbajnë një mbledhje me dyer të mbyllura këtë të mërkurë. Burime për mediet raportojnë deputetët do të votojnë kundër dy nismave ligjore:

"Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri”.

"Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar."

Bëhet me dije se kundërshtimi për projektligjin e parë vjen pasi deputetët e PD thanë se qeveria ka shpenzuar miliona euro në aferën e inceneratorëve, ndërsa për projektligjin e dytë ata kanë thënë se nuk janë dakord me rritjen e pagave të anëtarëve të Kushtetutës. Megjithatë, ata janë shprehur se nëse do të ketë rritje rroge, duhet të bëhet për të gjithë sistemin e drejtësisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese