Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mbledhja e Asamblesë së PS, mediat: Është shkarkuar ministrja Delina Ibrahimaj

Shkruar nga Newsbomb
Mbledhja e Asamblesë së PS, mediat: Është shkarkuar

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj raportohet se është shkarkuar nga detyra, nga kryeministri Edi Rama. Të paktën kështu shkruajnë disa prej mediave online në vend, rreth dy orë para se mbledhja të nisë, siç është njoftuar zyrtarisht.

Deri tani, nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo ndonjë qëndrim të vetë ministres socialiste.

Edhe gjatë ditës së djeshme është raportuar nga burime jozyrtare se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste pritet të ketë ndryshime në kabinet. Delina Ibrahimaj është emri i parë që raportohet, por deri tani vetëm jozyrtarisht.

mbledhjen e sotme të orës 17.30, pritet gjithashtu të vendoset dhe emri i ri i kryetarit të Grupit Parlamentar të PS në Kuvend, pasi me emërimin e Taulant Ballës ministër i Brendshëm, ky post ka mbetur bosh.

Pas Asamblesë në Tiranë, kryeministri Edi Rama planifikon që në datat 28-29 Korrik të zhvillojë një takim dy ditor informal pune me të gjithë ministrat, në qytetin e Tepelenës.

Ministrja Ibrahimaj ka një përvojë të gjatë pune. Në 2019 e në vijim ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, në 2016-2019 ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave dhe në 2015-2016 koordinator për Çështjet Financiare dhe Ekonomike, anëtare e sallës operacionale në Kryeministri.

Postin si ministre e Financave Delina Ibrahimaj e mori shtator 2021, duke pasur në këtë detyrë socialisten Anila Denaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese