Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Mbillte kanabis në pyll, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari në Mirditë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 21-vjeçar është vënë në prangat e policisë Mirditë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Sheshaj, uniformat blu gjetën të kultivuara disa bimë narkotike kanabis sativa.

Mësohet se shtetasi F. P., banues në Tale Lezhë është arestuar në flagrancë pasi kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Shlorit”, Sheshaj.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë – DVP Lezhë

Shërbimet e Policisë Mirditë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit, në fshatin Sheshaj, Mirditë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 21 vjeç, banues në Tale, Lezhë. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Shlorit”, Sheshaj, Mirditë.

Nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Më shumë

spot_img
spot_img