Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbillnin kanabis në sera, policia arreston 65 vjeçarin dhe shpall në kërkim djalin e tij

Shkruar nga Newsbomb

Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë,  në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, më kanë finalizuar sot me sukses operacionin e koduar"Arameras", ku kanë  bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Vesel Sala 65 vjeç.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në serat e tij, në fshatin Aramera, Krujë, i'u gjetën dhe i'u asgjesuan me anë të djegies rreth 20 000 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, shtetasit A. Sala   40 vjeç, banues në Arameras.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll