Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Mbillnin bimë narkotike në Bulqizë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen 2.6 kg kananis në proçes tharjeje (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Bulqizës pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit Urim Murati, 33 vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë dhe Edison Burgu, 24 vjeç; Mirjan Burgu, 29 vjeç; Bernard Sallaku, 28 vjeç; Erblin Sallaku, 28 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Bazuar në informacione dhe  prova të mbledhura gjatë një hetimi 3-mujorë, ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë autorë të dyshuar të kultivimit të  bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’,  në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Gjatë operacionit shërbimet e policisë i kanë gjetur të fsheur Urim Muratin, një armë zjarri automatik me 28 fishek që i posedonte pa leje.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej  2.6 kg cananis në proçes tharjeje.

Njoftimi i policisë së Bulqizës:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i kultivimit të bimëve narkotike

Finalizohet me sukses operacioni policor “GOLOMERAN-2021”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë 5 shtetas.

Operacioni i zhvilluar nga D.V.P. Dibër, Komisariati i Policisë Bulqizë në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, nja sasi fishekësh luftarak dhe lëndë narkotike cannabis.

Në vijim të kontrollit të imtësishëm dhe të pandërprerë  të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, strukturat e DVP Dibër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, pas një hetimi 3-mujorë, kanë mirëorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin  policor të koduar “Golomeran-2021”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit :

U.M., 33 vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë

E.B., 24 vjeç;  M.B.,29 vjeç; B.S., 28 vjeç; E.S., 28 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, dhe Prokurorinë Dibër, bazuar në informacione dhe  prova të mbledhura gjatë një hetimi 3-mujorë, ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë autorë të dyshuar të kultivimit të  bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’,  në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Gjatë operacionit shërbimet e policisë i kanë gjetur të fsheur  shtetasit U.M., një armë zjarri automatik me 28 fishek që i posedonte pa leje.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej  2.6 kg cananis në proçes tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhim e shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje “ , “Moskallzim Krimi”,  “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img